Gjenden monedhat e arit, u fshehën për 900 vite pranë pusit


Një koleksion me monedha arit, të cilat besohet se u fshehën para 900 viteve janë zbuluar nga arkeologët në qytetin e lashtë të Cezaresë, Izrael.

Ata gjetën një kuti prej bronzi që përmbante monedha dhe një unazë të vetme ari. Të gjitha ishin të fshehura mes gurëve në anën e një pusi.

Besohet se dikush fshehu kutinë me 24 monedha ari, por nuk u kthye ta merrte kurrë.

Arkeologët thonë se pronari mund të ketë vdekur në vitin 1101.

Zbulimi është bërë gjatë një projekti gërmimi dhe konservimi në vendin e Trashëgimisë Botërore të Cezaresë.