/Gëzim i madh në Gjinekologji, nëna lind trenjakë

Gëzim i madh në Gjinekologji, nëna lind trenjakë

Gjatë ditës së djeshme në Klinikën e Gjinekologjisë janë kryer gjithsej 32 lindje.
Prej 32 nënave, njëra ka lindur fëmijë trinjakë ndërsa dy të tjera kanë lindur fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.

Mamia Vlora Berisha-Gashi ka treguar se numri total i bebeve në raportin e ditës së djeshme është 36.

Prej tyre 20 janë vajza dhe 16 fëmijë janë djem.

Me operacion cezarian kanë lindur 12 nëna.