Gazetari “shastis” këngëtaren e re:Do ma bësh një të shpejtë se më ka rënë… Çfarë të thanë??? (Video)


“Kënga Magjike” ka qenë eventi që është diskutuar shumë këto ditë dhe vëmendja e këngëtarëve dhe gazetarëve të showbizit ka qenë aty.

“Thumb” nuk ka harruar as këtë edicion që të ngacmojë këngëtarët me pyetjet provokuese. Ka qenë gazetari i këtij emisioni, Klintoni, i cili është futur mes këngëtarëve të rinj duke i ngacmuar me pyetjet që i “bënte lëmsh”.

Në fillim të kësaj videoje do të shihni sesi i thumbon ai, duke nisur me Krusitën së cilës i bën pyetjen: Më thanë që je grimiere, do ma bësh një të shpejtë?

Po fjalën grimiere ai e thotë shumë shpejt me tendencë, që të hutojë këngëtaren bukuroshe.

Më pas ai “është marrë” me këngëtaren italiane, se cilës i bënte pyetje duke bashkuar fjalë të ndryshe në italisht, por që në fund fjalia dilte e pakuptimtë.