/Gazetari serb kerkon ti beje pyetje, nuk do e besoni si reagon Xherdan Shaqiri

Gazetari serb kerkon ti beje pyetje, nuk do e besoni si reagon Xherdan Shaqiri

Liverpooli fitoi mbrëmjen e djeshme kundër ekipit serb të Crvena Zvezdës me rezultatin 4-0, ndërsa titullar ishte edhe Xherdan Shaqiri.

Ndërkaq, pas dy javësh së bashku me skuadrën e tij, Shaqiri do të udhëtojë në Beograd, për ndeshjen e kthimit me skuadrën serbe.

Normalisht për shkak të origjinës kosovare, dihet që Shaqiri nuk është një lojtar i preferuar për tifozët serbë, ndaj pritet ta fishkëllejnë në ndeshjen që do të luhet në ‘Marakana’.

I pyetur prezencën e tij në Serbi, Shaqiri deklaroi:

Nuk kam frikë. Unë kam parë disa artikuj në lidhje me këtë temë, por më të vërtetë mua nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. Unë po shkoj atje për të luajtur futboll dhe nuk ka të bëjë fare me politikën. Asgjë tjetër nuk më intereson.
Në fund, ishte edhe një gazetar serb që deshi të marrë një prononcim nga Shaqiri, por ky i fundit me të dëgjuar gjuhën në të cilën është parashtruar pyetja është larguar.