Gazetari investigativ: Nëse nuk dorëzohet pajisja origjinale, përgjimi është nul


Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të enjten, deklaroi nëse nuk dorëzohet pajisja origjinale e përgjimit audio, regjistrimi del nul.

Hoxha u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’ se kjo çështje ka dy pjesë, një morale dhe një juridike, përsa i përket kësaj të dytës, nëse nuk verifikohet pajisja origjinale nga pikëpamja juridike është nul, nuk ka vlerë.