Gazetari grek: Një minutë turp në parlament për Kacifas


Ditën e djeshme, dhoma e ulët e parlamentit grek vendosi që të mbajë një minutë heshtje për vd.ekjen e Kostandino Kacifas, shqiptarit me kombësi greke që u v.ra në një përbaIIje me policinë.

Mirëpo, kjo ka sjellë reagime të shumta në Athinë dhe ky veprim është komentuar gjërësisht.

Gazetari grek, Petros Katsakos në një artikull të botuar sot në gazetën “Avgi” e cilëson atë që ndodhi dje në dhomën e ulët të parlamentit grek si një minutë turpi.

Në shkrimin e tij, Katsakos dënon veprimet e Kacifas duke e cilësuar si një person që qëlloi me ar.më jo thjeshtë ndaj policisë shqiptare, por ndaj marrëdhënieve paqësore mes minoriteti grek dhe shqiptarëve.

Ndër të tjera, gazetari shkruan:

Një minutë është pak për të larë turpin e disa ldlotëve të Agimit të Artë që mendojnë me qëndrimet e tyre mund të marrin votat e votuesve. Një minutë turpi për një minutë heshtje kërkoi deputeti Nikitas Kaklamanis për vd.ekjen e Kacifas, i cili me një armë në dorë u përpoq të godasë marrëdhëniet grekëve dhe shqiptarëve të cilët jetojnë në paqe me njëri-tjetrin”
Në, fund, Katsakos kërkon të mbahet një minutë turpi për Agimin e Artë, për deputetët që u ngritën në këmbë në seancë për atë që ai e quan “vr.asësi” Kacifas.