Gazetarët bëjnë për ujë të ftohtë Kryemadhin: Balili u emërua drejtor nga Ministri yt, u etiketua “peshk i madh” se kishte lidhje me LSI-në


Në studion e emisionit Open Monika Kryemadhi mohoi çdo lloj lidhje me Klement Balilin duke deklaruar se nuk e kishte takuar kurrë në jetë.

Por menjëherë pas kësaj deklarate gazetarët Anila Basha dhe Mentor Kikia i kanë kujtuar Kryemadhit se Balili ishte drejtor i transporteve në Sarandë, nën siglën e LSI.
Anila Basha theksoi se është fakt që Balili u emërua nga një ministër i LSI, po ashtu siç dihet që drejtorët në rrethe janë emërime politike.

Më i ashpër u tregua gazetari Mentor Kikia i cili tha se nofka “peshk i madh” Balilit iu ngjit jo thjesht se transportonte dr ogë, por se kishte lidhje politike me LSI, lidhje që e shpëtuan nga arre stimi. Prova më e fortë dhe e tu rpshme sipas Kikisë ishte vizita e Metës te inagurimi i hotelit të Balilit në Sarandë.

“Nofka e Balilit peshk i madh ishte sepse ishte i lidhur me politikën. Është arre stuar edhe më herët me furgon poIicie me kan abis dhe për shkak ië lidhjeve që kishte atëhere me PD, u la i lirë. Ai është emëruar nga LSI. E provoi fakti që në përurimin e hotelit të tij shkon presidenti Meta. Si mund të shkojë Meta në një hotel? Nuk mund të lani duart që nuk e njohim, se e njihni të gjithë. Familja e tij në Sarandë është dinasti dhe partitë i hedhin grepin, se i duan votat. Ai është në bu rg se kishte lidhje me partinë, ndaj u etiketua peshk i madh”, tha Kikia