/Futbollisti i kombëtares bëhet hero, i shpëton jetën kundërshtarit

Futbollisti i kombëtares bëhet hero, i shpëton jetën kundërshtarit

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka bërë një heroizëm në ndeshjen e fundit ndaj Universitatea Kraiova në kampionatin rumun.

Ai i ka shpëtuar jetën kundërshtarit, i cili mbeti i shtrirë në tokë pas një përplasje në fushën e lojës.

Valentin Mihaila, mbeti pa ndj-enja në fushë pas një god-tje në nofull, ndërsa Qaka jo vetëm ishte i pari që reagoi duke thirrur mjekët të ndërhynin, por edhe shkoi me shpejtësi te 18-vjeçari dhe e ktheu me shpejtësi në krah.

Një lëvizje e tillë është e këshillueshme në raste të tilla pasi ndihmon në lirimin e frymëmarrjes e cilësohet si vendimtare në rastet e para dhe Qaka veproi para mbërritjes së mjekëve pranë lojtarit të shtrirë pa ndj-enja.

Për fat të mirë, Mihaila u përmend në spitaI dhe gjendja e tij është stabilizuar. Ndaj me siguri Qaka ka dalë i lumtur nga fusha e lojës edhe pse ekipi i tij u mund me shifrat 3-0. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme se një ndeshje futbolli…