Fshihet ne Hungari, Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit, zbulohet skema si iku përmes Shqipërisë


Ish kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit për t’ju drejtuar më pas Hungarisë ku ka kërkuar az.iI politik.

Gazeta “TemA” mëson se ish shefi i qeverisë së Maqedonisë ka përdorur automjete që i përkasin ambasadës hungareze në Tiranë për t’u larguar.

Referuar sistemit TIMS, “TemA” konfirmon se:

“N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A.

Automjeti i perket ambasadës Hungareze në Tiranë”, shkruan “TemA”.
Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet bu.rg.

Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera pe.nale.