Fotot/ Tahiri sportiv në sheshin “Skënderbej”, qytetarët i kërkojnë foto


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili këto kohë është parë më së shumti në disa bare të caktuara në zonën e ish-Bllokut, këtë herë është kapur nga paparazzi duke shëtitur bashkë me të birin në sheshin “Skënderbej”.

I veshur me tuta dhe xhup, ai i kishte hedhur të birit dorën në sup dhe shëtisnin bashkë në atë ambient të zbukuruar për festat e fundvitit, ku dihet që fëmijët e shijojnë shumë.

Tahiri ecte mes njerëzve si një njeri i thjeshtë, por padyshim që njihet nga shumica prej tyre të cilët e ndaluan, e përshëndetën, folën me të, madje bënë edhe foto.

Dhe Tahiri nuk ua prishi, por ndaloi dhe u foli, duke u kushtuar vëmendje të gjithëve. Siç dihet, Tahiri ka mjaft popullaritet në Tiranë, kjo për arsye se si ka udhëhequr disa fushata zgjedhore në kryeqytet dhe ka mjaft njohje.