/Fotot/ Paradite në protestë, pasdite ‘leksione’ në parti, Basha dërgon militantët te studentët, faktet

Fotot/ Paradite në protestë, pasdite ‘leksione’ në parti, Basha dërgon militantët te studentët, faktet

Pavarësisht përpjekjes së studentëve për ta mbajtur larg politikës protestën e tyre mesa duket diçka e tillë nuk po arrihet.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si në mjaft raste, kanë angazhuar të gjitha strukturat për ta bërë politike protestën e studentëve.

Kjo gjë vihet re në fotot e publikuara në rrjetet sociale ku janë të shumta rastet që militantë të PD e LSI tentojnë të “vjedhin” kauzën e studentëve.

1. I tillë është edhe rasti i fotos së mëposhtme ku pjesë e protestës është bërë edhe motra e kreut të FRPD Shkodër, Arvit Bushati.

2. Personi në foton e mëposhtme është Kristina Tonaj, anëtare e FRPD Shkodër totalisht e papolitizuar!

Kështu, paradite ithtarët e dy partive opozitare hiqen si protestues me statusin e studentit ndërsa pasdite marrin leksione në parti se si të penetrojnë e ti japin ngjyrim politik protestës.

Mediat kanë bërë publike edhe mjaft raste të tjera ku anëtarë, kandidatë për deputetë, kryetarë degësh të PD e LSI, janë përfshirë në protestën e studentëve.

Me këto raste tregohet qartë se opozita nuk është e prirur që studentëve t’u gjendet një zgjidhje por përkundrazi tenton që situata të tilla ti përdorë për të akumuluar kapital politik. (Lexo.al)