FOTOT: Berisha me kameraman personal, Braçe tallet me servilosjen e Strazimirit në Kuvend


Nëse jeni kureshtar për të ditur se kush qëndron pas kameras në momentin kur flet ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend, atëherë këto pamje do t’ju ndihmojnë për të kuptuar më tepër.

Gent Strazimiri duket se është deputeti më i trajnuar si operator për të kapur planet e duhura gjatë kohës kur flet Berisha.

Veç të tjerave, ai është një ndër ligjvënësit më të dëgjueshëm ndaj liderit të demokratëve dhe duartroket sa herë që duhet fjalimet e eprorëve të tij.

Momenti është kapur nga deputeti Erjon Braçe i cili teksa e ndan në rrjetin social Instagram zgjedh veç të qeshë. (TemA)