/FOTO/ PD e delegon në Shkozë, Grida Duma zbarkon me pellush dhe takat në protestë

FOTO/ PD e delegon në Shkozë, Grida Duma zbarkon me pellush dhe takat në protestë

Ashtu sikundër te Unaza e Madhe, deputetët e PD kanë shkuar edhe në zonën e Shkozës e cila duket se do të jetë vatra e radhës që opozita do përdorë për aksionin e saj politik opozitar. E deleguara e Partisë Demokratike ka qenë Gruda Duma. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte veshja që ajo kishte zgjedhur për tu gjendur përkrah zotëruesve të pronave të ndërtuara pa leje dhe që preken nga gjurma e Unazës.

Krahas palltos së zezë, deputetja Grida Duma kishte shkuar për të protestuar me këpucë shumë fine dhe me takë të lartë e me majë, ndërsa si gjithmonë nuk mungonte as kurimi me një make up tejet të kujdesshëm. Por nuk munguan edhe momentet pikante, kur në një moment asaj i ngeci këmba në oborrin me baltë të godinës që do të shembet.