/FOTO/ Ndodhen në SHBA, ja bunkerët e pasanikëve në rast të fun-dit të botës

FOTO/ Ndodhen në SHBA, ja bunkerët e pasanikëve në rast të fun-dit të botës

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë, ku një përqindëshi i më të pasurve ka në plan t’i mbljetojë fundlt të botës, ndodhet në Dakotën e Jugut të SHBA-ve.

Qoftë ky fund nga lu-fta bër-thamore, apo nga ndonjë mynxyrë tjetër si nëpër filmat me ‘zombie’ e lugetër, “Vivos Group” u jep mundësinë të pasurve që ta kenë mendjen të fjetur që tani.

Komuniteti më i madh i bunkerëve privatë në botë mban deri në 5000 njerëz, dhe mund të durojë shpërthlme me fuqi 250-tonëshe.

Prona, që mund të quhet Arka e Noas moderne, ka 575 bunkerë në total. U ndërtua për herë të parë në vitin 1942 si fortesë ushtarake që mbante lëndë shpërt-hyese dhe munlcione.

“Vivos Group” e bleu pronën në vitin 2016 dhe nisi ta kthejë në komunitet privat bunkerësh. Sipas “Vivos Group”, bunkerët kanë hapësirë të bollshme për të ruajtur ushqime për një vit.

Kjo kompani u ofron blerësve mundësinë të paguajnë edhe për mobilimin dhe montimin e teknologjive për një jetesë moderne, si ujë, drita, sistem ajrimi, gropë septike, depozitë karburanti, të gjitha për 22 mijë dollarë.