FOTO/ Ja çfarë shkruan Gareth Bale në ‘Twitter’ pas humbjes me Shqipërinë


Gareth Bale nuk mund ta ndryshonte dot rezultatin e miqësores së mbrëmshme ku Uellsi i tij u mund në “Elbasan Arena” nga Shqipëria.

Ylli i Realit të Madridit u fut në lojë në pjesën e dytë, kur kuqezinjtë po udhëhiqnin 1-0, teksa ekipi i tij nuk e shmangu dot humbjen.

Bale nuk ka pranuar të flasë për mediat pas humbjes 1-0, duke qenë jo pak i mërzitur, por përmes rrjeteve sociale ka gjetur mundësinë të falënderojë tifozët e shumtë uellsianë, që kishin udhëtuar për të mbështetur kombëtaren e tyre.

“Rezultat shumë zhgënjyes! Por, një falënderim i madh për të gjithë ata që udhëtuan”, shkruan Bale në “Twitter”