Foto/ Albano Bogdo heq dorë nga aktrimi: Për arsye shëndetësore nuk do të jem më kurrë aktor!


Aktori i humorit Albano Bogdo ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm, i cili nuk është pritur mirë prej tyre. Ai ka vendosur të braktisë përfundimisht profesionin e tij, aktrimin.
Arkiva

Në një video të postuar në Instagram Albano thotë se për arsye personale dhe shëndetësore ai ka vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi.

“Nuk kam qejf t’i quaj njerëzit fansa gjithmonë më është dukur një term koti. Kështu që të dashur miq, dashamirës dhe thjesht njerëz kurioz që më ndiqni dua t’ju njoftojë se për arsye personale dhe shëndetësore kam vendosur të heq dorë përfundimisht nga aktrimi, totalisht dhe në çdolloj forme.


Do t’ju falënderoj për mbështetjen, fjalët e mira edhe ato të këqija. Dua të falënderoj këdo që ka punuar me mua pa përjashtim dhe ju dua fort të gjithëve dhe këdo që kam lënduar pa dashje iu kërkojë ndjesë dhe i urojë një jetë të lumtur dhe plotë bekime.”, thotë aktori i njohur i humorit në video-n e postuar në Instagram.

Fansat kanë ngelur të befasur nga ky lajm dhe i kanë uruar aktorit të tyre të preferuar shërim të shpejt.