FOTO/ 4 avionë luftarakë RAF bombardojnë rezervat e armëve kimike të Sirisë, kryeministrja May i flet popullit


Mbretëria e Bashkuar ka angazhuar katër Tornado RAF për një goditje të shënjestruar saktë dhe të kufizuar mbi Siri, njoftoi BBC para pak minutash.

SHBA dhe Franca kanë nisur gjithashtu sulme të koordinuara si kundërpërgjigje ndaj një sulmi kimik mbi qytetin sirian të Doumës javën e kaluar.

Kryeministrja britanike Theresa May tha se nuk kishte asnjë alternative praktike për të penguar përdorimin e armëve kimike nga regjimi sirian.

Media shtetërore siriane i quajti sulmet “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.

Disa shpërthime të mëdha janë dëgjuar në kryeqytetin sirian Damask.

Në një deklaratë, zonja may tha se regjimisi sirian kishte treguar një stë nëjjtën vijë sjelljeje lidhur me përdorimin e armëve kimike, që duhej t’i kishte ndalur.

“Ne kemi përdorur çdo kanal diplomatik të mundshëm për këtë”, tha kryeministrja britanike.

“Kjo nuk ka bëjë me ndërhyrjen në një luftë civile. Kjo nuk ka lidhje me ndryshimin e regjimit.”

“Kjo është një goditje e shënjestruar dhe e kufizuar që nuk përshkallëzon më tek tensionet në rajon dhe që bën të mundur, parandalimin e viktimave civile.”/SYRI.NET

VIDEO/ Filmime amatore nga ajo që po ndodh mbi Damask në nisje të sulmit