Flori Mumajesi çmend rrjetin, publikon foton e vjetër me Elvanën, i uron fshehtas ditelindjen?


Kohë më parë Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata bashkëpunuan me njëri-tjetrin për vite me radhë.

Ndonëse u përfolën vazhdimisht për një lidhje të mundshme dashurie, dyshja e këngëtarëve asnjëherë nuk e pranoi.

Pas largimit nga “Threedots”, Elvana synom karrierën në SHBA, publikoi disa klipe, ndërsa muajt e fundit nuk u bë e gjaIIë për shkak të ngjarjes në ish-Bllok.

Flori gjithashtu ka vijuar karrierën dhe sukseset e tij muzikore, ndërsa jetën private e ka mbajtur shumë private, pavarësisht thashethemeve që kanë qarkulluar.

Por një postim i bërë së fundmi nga kantautori i njohur i cili ka dashur që me shprehi të fytyrës të ilustrojë emoji-t e njohura të internetit, i ka habitur të gjithë.

Detaji që ra në sy në fotot e publikuara është se në këto foto Flori ka qenë në krah të Elvana Gjatës, e që tani e ka prerë dhe ka publikuar vetëm veten e tij.

Mos vallë ky ishte një urim për Elvanën pasi kjo e fundit festoi dje ditëlindjen?