Flet e ëma e Alenit: Si u përpoq PD-ja të përfitojë nga djali im; do denoncoj shpifësit


Në disa portale të djathta u publikua dje rasti i një fëmije të vogël, për të cilin pretendohej se ishte lënduar në një prej kopshteve publike të Tiranës. Lajm i cili u mor menjëherë ‘copy&paste’ edhe nga dy deputetë të PD-së, Albana Vokshi dhe Agron Shehaj, që nuk vonuan ta publikojnë në profilet e tyre në Facebook.

Lajmi në fjalë me sa duket ka prekur emocionalisht nënën e fëmijës, e cila përmes një letre ka vendosur të reagojë, duke e quajtur lajmin e publikuar nga portalet pranë PD-së, por edhe nga deputetët Vokshi dhe Shehaj, si të pavërtetë, abuziv dhe të deformuar. Në një letër publike, nëna e vogëlushit, Denisa Karaj, një grua e divorcuar nga bashkëshorti, shprehet se historia e publikuar është servirur në atë mënyrë për përfitim politik nga PD-ja, e cila përmes djalit të saj kërkon të shfrytëzojë rastin për të sulmuar çerdhet dhe kopshtet e Tiranës.

Në fakt, ne kemi mësuar se ish-bashkëshorti i saj rezulton të jetë vëllai i ish-drejtorit të Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës në kohën kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha, i mirënjohuri Florenc Hoxha. Lidhja e ngushtë e ish bashkëshortit të saj me PD me sa duket tregon se ngjarja e servirur nga Vokshi, Shehaj dhe portalet e djathta kish për qëllim sulmin nga kopshteve të Tiranës.

Më poshtë po botojmë të plotë letrën publike të Denisës:

“Unë Denisa Karaj, mamaja e Alen Hoxhës, deklaroj se artikulli i shkruar në portalin Syri.net është i ekzagjeruar. Asnjë nga personeli i kopshtit 20 nuk ka dashur që Alenit t’i ndodhi ajo që i ndodhi. Babi i Alenit në të dyja rastet nuk ka qenë prezent. Në rastin e kopshtit 20, me insistimin tim dhe të drejtoreshës, është lajmëruar.

Edhe pse u lajmërua, nuk erdhi kurrë të shikojë djalin. Nga portalet kam parë që ka shkuar Albana Vokshi dhe Agron Shehaj, persona të cilët unë nuk i njoh dhe ata nuk më njohin as mua, as djalin tim, dhe nuk dinë asgjë përveç rreth ngjarjes, por po të dinë arsyet e divorcit nuk do të kishin të drejtën morale mbi të gjitha të përdorin djalin tim dhe dhimbjen që vetëm unë dhe djali kemi kaluar për arsyet e tyre të shpifura politike.

Nr im i tel është 069327682. Jam e gatshme dhe e hapur të flas me cilindo që është i interesuar të dijë të vërtetën. Gjithsesi, të gjithë portalet dhe personat që përdorin fëmijën tim për punët e veta të shpifura do të denoncohen nga unë”./ Tiranapost.al.