/Flet babai i Kostandino Kaçifa:Djali im u frymëzua nga ushtarët grekë (Video)

Flet babai i Kostandino Kaçifa:Djali im u frymëzua nga ushtarët grekë (Video)

Babai i Kostandino Kaçifas ka folur për median greke “Protothema”, për të cilën ka thënë se djali i tij u frymëzua nga ushtarët grekë të vr.arë në vitet ’40-’41.

“Kostandini u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir.U frymëzua aq shumë dhe nuk po i ndahej flamurit grek”,thotë ai.

Sikurse i tha gazetarit grek,i ati sqaroi se djali kishte ardhur në fshat 5 vite më parë për të punuar.Kostandini kishte vendosur edhe flamurin grek në kodrën e fshatit Bularat. Sipas babait,35-vjeçari donte që banorët e fshatit të kishin një ndjenjë frymëzimi për helenizimin.

Babai i Kostandino Kaçifas ka folur për herë të parë për mediat.Komenti i tij është dhënë për shtypin grek.Kurse bashkëshortja e tij ka folur gjatë këtyre dy ditëve për mediat e Athinës,kurse për televizionet shqiptare nuk kanë pranuar të prononcohen.