Flenë përjashta në një çadër pikniku prej 9-muajsh, këta dy të moshuar kërkojnë menjëherë ndihmën tuaj!


Gazetari Daniel Mucaku së bashku me Orgest Facja kanë realizuar një reportazh për një familje që e cila ka 9 muaj që jeton në mes të pyllit pasi shtëpia e tyre është shembur.

Jetesa e tyre është bërë e pamundur, as ushqime e as ujë, në të ftohtë e në një sëmundje që I ka kapërdirë ata kërkojnë ndihmë.

“Kjo eshte familja Belba nga Skroska e Prrenjasit.

Ata kane 9 muaj qe flejne ne nje cader pikniku pasi shtepia e tyre eshte prishur. Me te pare videon e Iridion Bahiti shkova atje dhe me Facja Gesti realizuam kete video me qellim qe te gjithe se bashku ti ndihmojme me sa kemi mundesi.

Me besoni ky nuk eshte nje film, por realiteti.

Ata jane ne moshe te thyer edhe nuk durojne te ftohtin, per te mos flasim per ushqim qe rrine dite pa buke, e jo me per iIace qe nuk behet fjale. Te gjithe sebashku ne do ja dalim.

Zoti na ndihmofte! SHARE SA ME SHUME PER TA BERE VIRALE PER TE GJITHE SHQIPTARET!”-shkruan ai në rrjetet sociale.

https://youtu.be/1pwZI9Xv7O0