Ferit Keta kampioni i ri i botës në Kickbox


Ferit Keta është ngjitur në ring mbrëmjen e së shtunës në qendrën sportive “Sportcheck” në Mynih të Gjermanisë, ku ka vënë në brez titullin kampion bote pas mposhtjes me pikë të kampionit të botës Fatih Mehmet Karakus.

Mehmet Fatih Karakus dy herë kampion bote në dy Federatat e Kikboksit, ftoi kampionin e Europës në kikboks, Ferit Ketën në revansh pas humbjes së tij në Dibër të Madhe duke vënë në lojë edhe titullin e tij botëror (njërin jo të dy siç ishte premtuar).

Një raund i parë pothuajse i barabartë, superioriteti ishte i dukshëm i boksierit shqiptar në grushte ndërsa Karakus superioritet shfaqte në “kick” ose shkelmim.

Raundi i dytë rezultoi i ashpër dhe i fortë, me të dy Iuftëtarët që përpiqeshin të fitonin sa më shumë pikë me gjuajtjet e tyre.

Në fillim të raund-it të tretë Keta shfaqet më agreslv, merr një “knock down” dhe shfaqet superior.

Raundi i katërt rrit intensitetin e goditjeve nga turku, ai “knock down” duket se ka ashpërsuar Iuftën e turkut, por Keta godet fortë dhe nuk dorëzohet. Lodhja shfaqet në gjuajtjet e kundërshtarit turk në minutën e fundit të raundit.

Raundi i pestë dhe final duket se ka sjell më vendimtar të dy Iuftëtarët. Iuftë e fortë, por ndjehet lodhja e të dyve, gjithçka varej në sekondat e fundit.

Ai “knock-down” shpalli Ferit Ketën fitues të kësaj sfide dhe tashmë do të marrë brezin e botës të mbajtur nga turku deri më datë 8 dhjetor. Nga dita e sotme, boksieri shqiptar Ferit Keta është kampion bote.

Edhe njëherë pavarësisht se revanshi u kërkua nga mbajtësi i titullit botëror, Keta ia doli të triumfonte në ring duke valëvitur për të disatën herë flamurin shqiptar dhe atë gjerman./Telesport/