Familja qe po cmend gjithe boten me pjestaret e saj, vjen në jetë fëmija i 21’të


Familja më e madhe në Britani është rritur akoma më shumë pasi kanë mirëpritur në jetë fëmijën e 21’të.

Sue Radford ka sjellë në jetë foshnjën Bonnie Raye vetëm 12 minuta pasi i erdhën dhimbjet e lindjes.

Noel dhe burri i saj janë të bindur se nuk do të kenë më fëmijë, por kjo është diçka që e kanë thënë edhe më parë.

“Kemi vendosur se nuk duam më. Bonnie e përmbushi familjen tonë,”-tha 43-vjeçarja.

Ndërsa Noel shtoi: “Disa njerëz vendosin që të ndalojnë pasi bëjnë 2 ose 3 fëmijë. Por ne e morëm vendimin pas fëmijës së 21’të.”

Bonnie, e cila lindi të martën, tashmë është në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Foshnja është tre dekada më e vogël se motra e saj më e madhe, Chris.