/Ermal Meta performon në Eurovision, shihni detajin shqiptar që i emocionoi të gjithë

Ermal Meta performon në Eurovision, shihni detajin shqiptar që i emocionoi të gjithë

Ermal Meta performoi mbrëmjen e sotme në natën e dytë gjysmë finale të Eurovisionit, së bashku me kolegun e tij Fabrizio Moron, këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”.

Ermali dhe Fabrizio janë të kualifikuar zyrtarisht në finale pasi Italia bën pjesë këtë vit në Eurovision Big 5, shtetet të cilat financojnë këtë event.

Në performancën e tyre mbrëmjen e sotme ra në sy një detaj shumë interesant.

Teksti i këngës ishte përkthyer në gjuhë të ndryshme të cilat shfaqeshin në ekran.

Gjatë performancës së Ermalit dhe Fabrizios u shfaq edhe një varg në gjuhën shqipe që me siguri i ka emocionuar të gjithë shqiptarët./Xing.al