Enveri në 50 vite me 1 vilë e dy makina, në 28 vite Politika me bijtë e saj sot me disa supervila e makina luksi


Vila e famshme e Enver Hoxhës, një nga objektet referuese edhe sot e kësaj dite në Tiranë, ndoshta mund të konsiderohej diçka e madhe krahasuar me kohën. Por krahasuar me vilat e shumta të politikanëve të sotëm, duket si një shtëpi e thjeshtë fshati.

E krahasuar me vilat dhe apartamentet luksoze të politikanëve të sotëm ajo s’të hyn në sy fare. Vilat e sotme janë 25-30 herë më të shtrenjta dhe më të bukura. Për rreth 50 vjet Enveri pati një shtepi-vilë, kurse këta të sotmit kanë nga 7-8 vila dhe 11-13 apartamente luksoze, hotele, 5-13 biznese, 5-7 parkingje dhe miliarda euro në bankat e huaja.

Bur.gosën Nexhmien pse kishte pirë 3-4 kafe në ditë kur vetë pijnë nga 20 në ditë! Jo vetëm politikanët, por edhe fëmijët e tyre kanë nga dy vila e 2-3 super apartamente, arsimohen jashtë vendit, pushime në hotelet më luksoze më të kushtueshme, mjekimet e kurimet spitalore, ilaçet dhe ushqimet e shtrenjta i marrin nga jashtë.

Enveri për 50 vjet kishte dy makina, kurse këta të sotmit kanë në 28 vjet nga 7 makina luksoze e të shtrenjta, fëmijët e tyre nga dy makina luksoze dhe shpenzime ditore që shkojnë nga 2 000 euro e lartë pa bërë fjalë për bizhuteritë, veshjet etj,disa dhjetra mijëra euro.

Familjarët e tyre “punojnë” në 5 punëra (detyra) dhe marrin nga 5 rroga në muaj. Pa llogaritur energjinë dhe ujin apo telefonat që i kanë gratis.

Vetëm vila e Shkëlzen Berishës pa llogaritur apartamentin një katësh e pa punuar asnjë ditë kushton 50 herë më shumë se ajo e Enverit.

Ndoshta edhe Enveri i asaj kohe do të ishte politikani i ditëve të sotme, por një gjë nuk u tejkalua në gjithë këto dekada: rrjepja e popullit dhe pasurimi i xhepave të tyre.