Eno Popi largohet nga Shqipëria? Zbulohet e vërteta


Në media ditën e sotme u përhap lajmi se moderatori Eno Popi do të largohet nga Shqipëria.

Gjerësisht u aludua se moderatori do të shkonte në Kanada për të jetuar me familjen.

Mirëpo në një prononcim për ‘Revistawho.com’, Eno ka hedhur poshtë zërat dhe ka përgënjeshtruar lajmin e largimit.

‘Asgjë nuk është e vërtetë. Familja ime është këtu me mua. I kam të gjithë të afërmit këtu: Atena, vajza, babai, vëllai. Të gjithë’, ka thënë moderatori.