Emocionuese, refugjati nga Kosova takon veten e tij – skulpturë në Suedi


Dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Rewind” është dokumentari me i suksesshëm, dhe ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi. Gëzimi këtë të premte që shkoi, pas shumë tentimeve të tij për të vizituar statujë e tij të vendosur në qytetin suedez, Vasterasit ia arriti qëllimit.

Ai qëndroi përballë vetës së tij, por kësaj radhe Gëzimi ishte rritur e bërë burrë e ‘Gëzimi’ në skulpturë ende ishte i pikëlluar dhe mbante dy duart në faqe

Gëzim Dervishi nga Drenica ka udhëtuar më shumë se 3 mijë kilometra për në Suedi, atje ku para 6 vjetësh, autoritetet suedeze në qytetin Vasterasit vendosën skulpturën e tij në shenjë kujtimi për fëmijët shqiptarë që u vr anë në lu ftën e Kosovës, dhe gjithë fëmijët që u trau matizuan nga te rrori i ushtrisë serbe, shkruan Kosova Post.

Gëzimi në atë kohë i kishte vetëm 8 vjet kur ishte dëbuar nga Kosova në kampet e ref ugjatëve në Suedi, përcjell albinfo.ch.

I pikëlluar dhe me duar në faqe është ky imazhi i Gëzimit, i cili bëri që Suedia tani në një nga sheshet e saj, ta ketë Gëzimin, fëmijën e mërzitur nga Kosova që ushtria serbe e dëboi nga shtëpia dhe ai shkoi në Suedi.

Është vetë Gëzimi ai që ka publikuar disa foto nga qyteti i Vasterasit në Suedi me mbishkrimin ‘Sa më gëzim e prita këtë ditë të përqafoj një herë’.

Kosova Post merr vesh se Gëzimi që është një personazh për shtetin suedez deri më tani në mungesë vize nuk ka mundur që të vizitojë skulpturën e tij, edhe pse ishte bërë bujë e madhe mungesa e vizës për të, por regjisori suedez kishte ardhur nga Suedia dhe e kishte vizituar Gëzimin i cili ishte kthyer së bashku me familjen e tij në fshatin Gradicë të Drenasit.

Ndryshe, historia me Gëzimin kishte filluar në vitin 2002, kur regjisori suedez Knutte Wester ishte zhvendosur me studion e tij nga veriu i Suedisë në një nga kampet ref ugjateve në pjesën qendrore te Suedisë. Atëbotë Gëzim Dervishi 8 vjeçar e vizitonte çdo ditë studion e artistit suedez.

Përjetimet gjatë luftës së Gëzim Dervishit ishin filmuar nga regjisori suedez, Knutte Wester.

Dokumentari i realizuar për Gëzimin, “Gëzim Rewind” është dokumentari me i suksesshëm, dhe ka marrë shpërblime në disa festivale të filmit në Suedi.