/Ëmbëlsirë pranverore pa pjekje dhe shumë e shijshme

Ëmbëlsirë pranverore pa pjekje dhe shumë e shijshme

Është koha për ushqime të lehta, të freskëta dhe asgjë nuk mishëron freskinë e pranverës më mirë se një ëmbëlsirë me lëng portokalli!

PËRBËRËSIT:
– 1 1/2 filxhanë crackers, të grimcuar
– 1/2 filxhan gjalpë, i shkrirë
– 2 lugë gjelle sheqer

Për shtresën sipër
-1 1/2 filxhanë krem djathi, mascarpone
– 400 ml qumështi i kondensuar
– 1/3 filxhan sheqer
– 1 filxhan lëng portokalli
– 1/2 lugë gjelle lëkura portokalli te grira

Për kremin
– 1/3 filxhan sheqer pluhur
– 1 filxhan pana ëmbëlsirash

Udhëzimet:
Përzieni cracker me gjalpin dhe sheqer në një tas të vogël.

Shtroni një letër kuzhine në tavë, hidhni përbërjen me gjalpë sheqer dhe crackersat e grimcuar, shtypini me duart për ta ngjeshur atë dhe futeni në frigorifer.

Në një mikser, rrihni kremin e djathit me qumështin e kondensuar dhe sheqerin. Shtoni lëngun e portokallit dhe ekstraktin.

Në një tas të veçantë, kombinoni sheqerin pluhur dhe panën e kuzhinës dhe përziejini.

Shto përzierjen me mascarpone dhe përzierjen me pana dhe hidhi mbi shtresën me crackers.

Ngrijeni dhe pastaj pritini në copa. Mund ta shoqëroni me feta portokalli nëse dëshironi.