Eleni Foureira ju pergjigjet grekve: Shqipëria nuk më dha 12 pikë sepse…


Përfaqësuesja e Qipros në Eurovision, Eleni Foureira u kthye mbrëmë në Athinë, ku në aeroport u prit nga shumë fansa.

Gazetarët që ishin të stacionuar aty, e pyetën edhe për faktin se si ka mundësi që Shqipëria, vendi i saj i origjinës, nuk i dha 12 pikë të plota, por 10.

“Më dha 10 pikë. Ishim 3 shqiptarë në Eurovision. Këto pikë duhet të ndaheshin. Njëri do të marrë 10, tjetri 12 pikë. Dhe i falenderoj me shpirt për pikët që më dhanë. Kur pashë 10 pikë u gëzova shumë”, u përgjigj Eleni Foureira.

Këngëtarja me origjinë shqiptare zuri vendin e dytë në Eurovision si përfaqësuese e Qipros me këngën e titulluar “Fuego”.