Eleni Foureira “cmend” greket pas postimit te fotos me Eugent Bushpepen


Këngëtarja me origjinë shqiptare Elenei Foureira përfaqëson këtë vit Qipron në Eurovision. Ajo ka krijuar famën e saj në shtetin grek kur për disa kohë fshehu origjinën e saj shqiptare me motivin se nuk do të kishte sukses dhe do të paragjykohej për shkak të origjinës.

Por pas disa kohësh ajo e pranoi këtë dhe në çdo emision apo intervistë ka folur edhe për Shqipërinë. Në Eurovision këtë vit janë tre këngëtarë me origjinë shqiptare Eugent Bushpepa që përfaqëson vendin tonë dhe Ermal Meta, Italinë. Të gjithë janë në Lisbonë për prova dhe Eugenti së bashku me Eleni Foureirën kanë përfituar nga rasti për të bërë një foto ku kanë realizuar me duar shqiponjën. Pasi fotoja u bë shumë viralë kanë reaguar mediat greke te cilat e kanë konsideruar një provokoim dhe tallje nga këngëtarja këtë gjest që ka bërë. Ata janë shprehur se ai është simboli i Shqipërisë së madhe dhe kjo është e patolerueshme.

Ka patur komente të shumta nga edhe në rrjetet sociale kundër Elenit duke i thënë se ajo përfaqëson Qipron dhe nuk mund ta bëjë atë simbol. Por duket se racizmi në këtë rast arrin kulmin sepse përveç faktit se Eleni është shqiptare edhe po  të mos ishtë kështu të bësh shqiponjën nuk do të thotë që ti ke provokuar dikë.

Ne i urojmë suksese tre këngëtarëve shqiptarë në këtë garë muzikore që do të nis me 8 maj në Lisbonë.