Edi Rama: Vendi po rrezlkohet nga fantazmat e vitit 1997 për t’i shpëtuar Saliu drejtësisë dhe Luli për të shpëtuar karrigen


Kryeministrit Edi Rama është ndaluar pasditen e sotme në Përmet, ku ka hedhur akuza ndaj opozitës.

Rama tha se sot arrijmë në pikën që vendi të kërc.ënohet nga fantazmat e vitit 1997 të cilët duan t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Ato pamje të serviruara nëpër botë janë pamje që dëmtojnë çdo njeri që në këtë vend ka vendosur të punojë dhe të investojë.Dëmtojnë edhe rrugëtimin tonë evropian.Sot në 2019 arrijmë në pikën që vendi të kërc.ënohet nga fantazmat e 1997, për t’i shpëtuar Saliu drejtësisë apo Luli për të shpëtuar karrigen… këto nuk i ha njeri. Kush mund ta hajë broçkullën që këta e bëkan për integrimin e ta çojnë Shqipërinë në europë, që në asnjë regjim hibrid, nuk është bërë ndonjëherë.

Shkojmë tek njerëzit e u kërkojmë vota e u kërkojmë të na besojnë, ndërkohë që kemi vendosur që kush fiton qeverisë e kush humbet bën opozitë, që është po aq e rëndësishme për të bërë detyrën e vet.E pastaj t’i themi që ne jemi popull si ju, e tani çohu dhe vuri zja.rrin vendit e na ço atje ku duam ne”, tha Rama.