Edi Rama gjen shoqen e Zahos në mes të mjerimit në Shkodër: Pse më sheh me dyshime?!


Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot që të ‘eksplorojë’ varfërinë e tejskajshme në vendin tonë, ndërsa së fundi ka vizituar shtëpinë e Vullnet Shabajt në Postribë të Shkodrës.

Kushtet me të cilat kjo familje jeton janë të mjerueshme, teksa shtatë fëmijë detyrohen që të banojnë në një ndërtesë ku fryn nga të gjitha anët, dhe pa çati.

Të gjithë fëmijët të cilët janë në shkollë shprehen se janë mer nota shumë të mira, edhe pse detyrohen që të ecin më shumë se një orë me këmbë mes shiut dhe të ftohtit. Në sytë e tyre përveç mirësisë, vendin e zënë lotët, për pamundësinë që të jenë si bashkëmoshatarët e tyre.

Në mesin e fëmijëve të familjes Shabaj, Rama gjeti dhe shoqen e djalit të tij Zaho, që përveç se moshës, duket se nuk kanë asgjë të përbashkët me jetën që bëjnë.

Zaho jeton në Tiranë, me babanë e tij kryeministër, ndërsa vajza 4-vjeçare në Postribë, ndoshta nuk e ka marrë ende kënaqësinë që të ketë një lodër për ditëlindjen e saj. Rama premtoi që për këtë familje do të ndërtohej banesa nga e para, dhe do të gjendej një mundësi punësimi për kryefamiljarin.

Duke u larguar nga banesa, vajza të cilën Rama e quajti shoqen e Zahos, po nguronte që t’i jepte dorën, ndërsa kryeministri u shpreh se ajo ndoshta kishte dyshime nëse ai do ta mbante fjalën e dhënë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2081797525205278/