E zhdukur prej vitesh,mamaja e Bleona Matës:E di ku ndodhet, kam parë foto


Kanë kaluar plot tetë vite nga zhdukja e Bleona Matës dhe familjarët e saj ende vijojnë kërkimet. Së fundmi, Bukurie Mata ka deklaruar se ka marrë informacione të vazhdueshme lidhur me vajzën e saj, sot 15 vjeçe, e cila humbi kontaktet me familjarët në moshën 7-vjeçare.

Në një prononcim për Fax News, Bukuria thotë se një emigrant shqiptar në Londër i ka kërkuar para që t’i dërgojë foto të së bijës.

Emigranti nga Maqedonia me mbiemër Xheladini ka kontaktuar me familjarët e Matës, e pasi ka marrë paratë u ka nisur edhe foto e informacione për vendndodhjen e 15-vjeçares.

Bukuria shprehet se në foto është pikërisht vajza e saj Bleona, të cilën e ka njohur nga pamja edhe pse kanë kaluar disa vite nga zhdukja e saj.

“Nga organet kompetente akoma jemi zero. Deri tani nga shteti nuk kemi asnjë informatë. Nuk kam arritur të kontaktoj dhe as të flas me vajzën time edhe pse janë fotot dhe targat e makinës dhe unë kam bërë pagesën ndaj tij. Ua kam dhënë çdo informacion, edhe për personin nga Maqedonia. Policia më ka thënë që e kemi kap dhe ishte mashtrues, por asgjë për vajzën. U bëj thirrje si nënë organeve kompetente, ministrit të Brendshëm dhe gjithkujt që të bëjnë të pamundurën për kthimin e vajzës time”, ka thënë Bukurie Mata për Fax News, ndërsa më pas ka akuzuar kushërirat e Bleonës për zhdukjen e saj.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/255050241824374/?t=0