/E vizitoi pak ditë më parë, Rama tregon ç’ka ndodhur me familjen e varfër në Kukës (VIDEO)

E vizitoi pak ditë më parë, Rama tregon ç’ka ndodhur me familjen e varfër në Kukës (VIDEO)

Pak ditë më parë kryeministri Rama vizitoi familjen e Bashkim Sefës në Kukës. Familja jetonte në kushte të vështira ekonomike në një banesë thuajse të rrënuar.

Ndërsa me anë të një videoje publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama tregon se ka nisur rindërtimi i shtëpisë dhe kryefamiljari është punësuar.

“MIRËMËNGJES dhe me familjen e Bashkimit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan kryeministri një diçiturë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/313892489448251/?t=0