E TRlSHTË/ Fëmijën q ajnë për bukën e gojës: Vetëm çorbë hamë (Video)


Në emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ ne News24 u transmetua rasti i familjes Rrapo në fshatin Kuqar të Këlcyrës. Familja 5 anëtareshe, prindërit dhe tre fëmijët e mitur të moshës 13, 11 dhe 9 vjeç jetojnë në një banesë që dikur ka qenë magazinë.

Godina sot është tërësisht e amortizuar, ku çfarë bie jashtë, hyn brenda. Ndërkohë që dimri është përpara. Fëmijët kanë vetëm një dëshirë: të kenë bukë në tryezë.

Gazetarja : Çfarë ha në mëngjes?

Djali : Vetëm çorbë…edhe bukë me sheqer. Kemi ftohtë këtu, vjen erë e ftohtë. Njeri nuk na ndihmon.

Gazetarja: Po në shkollë shkon?

Djali: Shkoj, vete pa bukë, më thotë mësuesja ke marrë bukë? asnjë gjë i them. Nuk bëjmë vitin e ri, nuk kemi asnjë gjë”- kështu shprehet me Iot në sy djali i mitur i familjes Rrapo.

E ëma tregon sesi nga kequshqyerja fëmijëve u bie të fikët në klasë.

“E kam mbuluar shtëpinë me plastmasë, i mbaj fëmijët me bukë thatë. Kam 5 fëmijë, dy vajza i martova 14 vjeç, më thanë nuk kemi bukë në shtëpi. Ikën ato, kam qarë shumë. Fëmijët e tjerë u bie të fi kët, iu përp las koka në bangë se nuk kishe ngrënë bukë” thotë gruaja. Kryefamiljari është i papunë.

Familja Rrapo nuk feston kurrë Vitin e Ri. Nuk shtrojnë asgjë në tryezë. Vajza thotë “mërzitem nuk kam bukë, në darkë flemë pa bukë”. “Asnjë nuk kam ngrënë në mëngjes, dje ra shi, nuk fjeta dot” thotë më i vogli. Elvis Naçi vizitoi familjen Rrapo dhe u dha mbështetje fëmijëve.

https://youtu.be/ugfUg6MJl9E