/E tmerrshme! Shqiptarit i vdes vajza në duar teksa festonte ditëlindjen

E tmerrshme! Shqiptarit i vdes vajza në duar teksa festonte ditëlindjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës që ka tronditur krejtësisht opinionin publik në Itali.

Sipas mediave italiane, një shqiptar e çoi vajzën e tij të mitur të festonte ditëlindjen e një shoku por i vdes në duar teksa përpiqej ta sillte në jetë.

Mësohet se e mitura teksa po luante me fëmijët e tjerë u ndje keq, u zbeh, i dolën pulla në lëkure dhe pak minuta më vonë pasi u shemb në tokë, ndërroi jetë.

Prindërit kanë qenë të parët që i kanë dhënë ndihmën e parë fëmijës së tyre. Babai i hodhi ujë në fytyrë, në përpjekje për ta përmendur, një gjest që kishte efekt për momentin.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët u përpoqën ta sillnin në jetë, ajo nuk ia doli.

Prokuroria e Messinës, e drejtuar nga Maurizio de Lucia, ka nisur hetimet për vdekjen e 5-vjeçares.

Prokurori ka urdhëruar kryerjen e një autopsie në trupin e vajzës së vogël që do të sqarojë shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Nga simptomat që ka shfaqur e mitura, mjekët të paktën për momentin nuk përjashtojnë që mund të ketë qenë një goditje anafilaktike ose një aneurizëm.

Sipas të dhënave në internet, aneurizma e aortës është një sëmundje e fshehtë e cila rrezikon seriozisht jetën. Në shumicën e rasteve diagnoza vihet rastësisht, por nga ana tjetër ka edhe shumë pacientë te të cilët diagnoza vihet në çastin e çarjes së enës së gjakut. Mbi 80 % e këtij grupi pacientësh, për fat të keq, humbin jetën pa arritur të shkojnë në spital.