/E rrahin brutalisht dhe e përplasin për dyert e xhamit, i riu mbulohet në gjak – pronarja e lokalit ia shpëton jetën (Video, +18)

E rrahin brutalisht dhe e përplasin për dyert e xhamit, i riu mbulohet në gjak – pronarja e lokalit ia shpëton jetën (Video, +18)

Një frizere ia ka shpëtuar jetën një burri i cili u përplas për dyert e lokalit të saj që ishin nga xhami, dhe që mbi ato mbeti i varur i mbuluar në gjak.

Louise Campbell, 34-vjeç, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke ia shpëtuar jetën burrin i cili u përplas në dyert e lokalit të saj, transmeton Telegrafi.

Viktimës i janë nevojitur dy doza gjaku dhe një ndërhyrje kirurgjike, për t’ia shpëtuar jetën pas incidentit të ndodhi në Birkenhead të Anglisë.

Campbell që është pronare e sallonit të ondulimit, ka folur për momentin kur pa burrin pothuajse pa shenja jete duke qëndruar i shtrirë në copa të xhamit që ishin ngulur nëpër trup.

“Ishte një ditë e zakonshme, kur vërejtëm disa persona që në shikim të parë dukeshin problematik. Ata kishin me vete shishe të alkoolit. Kur u afruan, dëgjuam duke i bërtitur një burri të cilin më pas e shtynë në dyer dhe përfundoi i mbuluar në gjak”, ka deklaruar 34-vjeçarja.

Por, sikur kjo të mos u mjaftonte, ata e sulmuan edhe pasi e përplasën për tokë.

Megjithatë kjo grua arriti t’ia ndalë përkohësisht gjakderdhjen, derisa në vendin e ngjarjes u shfaq autoambulanca. /Telegrafi/