/E PAZAKONTË/ I dhuron fitoren ekipit të tij, duke “braktisur” lojtarin e dëmtuar

E PAZAKONTË/ I dhuron fitoren ekipit të tij, duke “braktisur” lojtarin e dëmtuar

Gjërat e pazakonta, nëse mund të quhen edhe qesharake, vijojnë të ndodhin në sportin më të populluar në botë, pra në futboll. Këtë herë shohim një rast nga kampionati i Izraelit, në ndeshjen midis Netanyas dhe Maccabi Petah Tikva.

Rezultati ishte i barabartë midis dy ekipeve, dhe në në minutën e 87 ndodhi çudia. Një lojtar i miqve mbeti i shtrirë në fushë, i dëmtuar brenda zonës së vendsave, dhe ishte sulmuesi Mouhamadou Habib Habibou, i cili kërkoj të ndalej loja për ti ardhur në ndihmë shokut të tij.

Por gjyqtari mendoi ndryshe dhe lejoi avantazhin, gjë e cila u shfrytëzua pikërisht nga sulmuesi Habibou, ku pas një krosimi të miqve, portieri nuk arriti ta ndalte topin, i cili po shkonte drejt këmbëve të sulmuesit.

Ky i fundit “la në një anë” shokun e tij dhe shkoi të shtynte topin drejt rrjetës, duke i dhënë dhe fitoren ekipit të tij me rezultatin 0-1./Shqipëriaime (G.B)