/E pabesueshme çfarë ndodh në mes të rrugës, kalimtarja zhduket papritur (Video)

E pabesueshme çfarë ndodh në mes të rrugës, kalimtarja zhduket papritur (Video)

Ndodh edhe këshu një këmbësore është padyshim me fat që është gjallë, e cila përfundoi në një gropë të madhe që u hap papritur nën këmbët e saj.

Kalimtarë të shumtë shtangën kur e panë të renë që u zhduk papritur para syve të tyre, në Lanzhou të Kinës. Siç mund të shihet edhe në këto pamje, që u postuan fillimisht në rrjetet sociale kineze e më pas edhe nga mediat atje, gropa 3 metra e thellë e 3 metra e gjerë, u hap në kohën kur këmbësorja po kalonte e shpenguar mbi të.

Ajo u shpëtua me anë të një litari dhe u dërgua me urgjencë në spitaI. Pasojat ishin dy brinjë të thyera dhe dëmtim në kokë nga rënia.

Gropa të tilla në rrugët e Lanzhou nuk kanë qenë të pazakonta vitin e fundit. Disa spekulojnë se shkak është ndërhyrja që po bëhet në metronë e qytetit.