E mban të fshehtë/ Publikohet foto e parë e Encës me të dashurin


Enca vazhdon të mbetet këngëtarja më e komentuar në media e rrjete sociale dhe e para artiste shqiptare që ka arritur 2 milion ndjekës, ç’ka e ka bërë të njihet edhe si mbretëresha e Instagramit.

Gjatë këtyre viteve karrierë Enca më së shumti është komentuar për hitet e saj, pamjen apo fotot provokuese. Kurse jeta e saj private ka mbetur gjithmonë kuriozitet.

Këngëtarja nuk është kapur kurrë mat në krah të ndonjë mashkulli dhe të vetmet lajme që janë publikuar lidhur me këtë çështje kanë qenë ato kur Encës i është dhuruar unazë apo buqetë me lule.

Mirëpo pak më parë, për herë të parë Enca ka publikuar një foto me partnerin. Të paktën kështu kuptohet nga fakti që këngëtarja ja ka mbuluar fytyrën. Përndryshe nëse do ishte ndonjë shok nuk do kishte arsye.

Enca shfaqet shumë e lumtur teksa buzëqesh krah djalit të cilit i ka vendosur emojin e një babagjyshi për të mos ja treguar fytyrën e duke i lënë sërish kuriozë të gjithë për identitetin e tij.