E lindi 16 vjeç dhe e rriti e vetme, vajza prek publikun me mesazhin për të ëmën


Prindërit e saj ishin dlvorcuar dhe pas kësaj, mamaja e Stelinës ishte mbyllur në vetvete dhe iu përkushtua vetëm fëmijëve që atyre t’u mos mungonte gjë. Frika më e madhe e mamasë së Stelinës ishte mos vajza e saj martohej shpejt si ajo dhe për këtë arsye stafi i “Ka një një mesazh për ty” i bënë një shaka asaj.

Jonida erdhi në studio dhe u habit kur pa që e kishin thirrur një djalë me emrin Albani dhe babai i tij i cili i tha mamasë së Stelinës se dy të rinjtë shoqërohen prej 6 muajsh.

“Kisha shumë besim tek Stelina. Nuk doja që gjërat që më kanë ndodhur mua të përsëriteshin tek ajo”, u shpreh Jonida.

Por shakaja nuk zgjati shumë, pasi Stelina i tha të ëmës se nuk e ka thirrur për këtë gjë e cila do ndodhë shumë vonë, por e ka thirrur që të dyja të “shembin murin” që kanë krijuar.

“Do doja që murin që kemi në mes ta shembnim dhe ta merrje jetën me pozitivitet”, u shpreh Stelina dhe i tha të ëmës të gjejë dikë e të ndërtojë jetën. Por Jonida refuzon ta bëjë këtë duke u shprehur se e ka jetën të mbushur plot me dy engjëjt e saj. Ajo i premtoi Stelinës që do jetë më pranë saj dhe nënë e bijë u përqafuan.