/E kritikoi publikisht, Renato Mekolli shpërthen ndaj Zonjës Tefta:Kush është ajo, një personazh që vetëm di te…

E kritikoi publikisht, Renato Mekolli shpërthen ndaj Zonjës Tefta:Kush është ajo, një personazh që vetëm di te…

Pas nisjes së formatit televiziv “Hell’s Kitchen” për herë të parë në Shqipëri pati mjaft komente sidomos për sjelljen e shef Renato Mekollit në kuzhinë me konkurrentët Gjatë një interviste për portalin e tij, Mekolli u shpreh rreth këtyre komenteve e veçanërisht rreth komentit të Zonjës Tefta.

Po komentet e kolegëve të kuzhinës si i ke parë? Personazhe të njohur nga bota e ekranit i komentuan negativisht gjestet e tua… Ka pasur ndër ta shefa kuzhine? Kush janë këta njerëz të njohur të ekranit, shefa kuzhine që paskan reaguar. Nuk besoj se një shef kuzhine do të reagojë duke qenë se e di shumë mirë, brenda palcës, sesi funksionon kuzhina e një restoranti. Për kë shef e ke fjalën?

Zonja Tefta konkretisht…

Zonja Tefta? Po kush është Zonja Tefta? Se Zonja Tefta me sa di unë nuk është shefe kuzhine, është një personazh televiziv, që krihet bukur, që vë make up-in bukur, që i ka thonjtë e lyer, me byzylykë dhe gatuan bashkë me prezantuesen ose nëpër restorante të tjera me njerëz të njohur. Në qoftë se e ke fjalën për Zonja Teftën, komente të tilla nuk më interesojnë aspak sepse Zonja Tefta nuk e di se çfarë do të ndodhë brenda në një kuzhinë, nuk e ka idenë dhe këta njerëz mua nuk më interesojnë.

Patjetër që mua më bezdis kur thonë kemi shumë merak sesi do të jetë e ardhmja e atyre që e kanë pasion këtë gjë dhe nëse do ndikoj negativisht për studimin e tyre në kuzhinë. Nëse ne presim nga një ‘reality shoë’ gatimi, – i cili të tregon se çfarë ndodh në një kuzhinë, tensionin, presionin për t’i bërë gjërat mirë dhe në kohë – që mos studiojnë për kuzhinë, atëherë më mirë mos shkojnë fare. Duhet të dinë dhe të jenë shumë të qartë të gjithë, që kjo gjë nuk është as shaka, as lojë.

Ne kemi një problem shumë serioz që nuk ka profesionistë dhe duke qenë se nuk ka profesionistë, është bërë i gjithë ky lëmsh sa në çdo restorant që shkojmë themi që nuk hahet mirë. Patjetër që nuk hahet mirë, përderisa ne i përkëdhelim. Realiteti është ky që shikoni në “Top Channel” dhe në “Hell’s Kitchen”. Kujt i pëlqen le ta shikojë, kujt nuk i pëlqen të ndërrojë kanalin,”-përfundon Mekolli.