E imituan te Portokallia, Rudina Magjistari ka dy fjalë live në emision (Video)


I ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ishte sipërmarrësi Elton Ilirjani i cili bëri bujë muaj më parë me deklaratën se është gej. Gjatë emisionit Rudina e ftoi Eltonin të ndiqnin një pjesë nga “Portokallia” ku ai dhe moderatorja janë imituar.

“E prisja këtë ditë që të vinte Eltoni në studio dhe ta shikonim së bashku”, tha Rudina.

Teksa në ekran u shfaq një pjesë nga imitimet në “Portokalli”, moderatorja dhe Eltoni nisën të qeshnin.

Eltoni tregoi se po kthehej nga një udhëtim kur i kishin treguar që e kishin imituar në Portokalli. “Në Shtetet e Bashkuara të gjithë shqiptarët e kanë ndjekur. Komentet kanë qënë shumë pozitive. Humori duhet marrë me sportitivitet. Realizimi ishte shumë i mirë. Është një gjë që nuk duhet të na shqetësojë”, u shpreh Eltoni.

“Jo absolutisht humori është gjithmonë i mirëpritur, por duhet të jetë humor i bërë mirë. Duhet vërtet të na bëjë të qeshim. T’i themi gjërat siç janë më shumë qeshëm ne sesa atëherë kur është bërë”, u shpreh Rudina.