E harroi Majlinda Bregun, kjo është “gazetarja bukuroshe shqiptare” që i ka rrëmbyer zemrën Fleckenstein


Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, pasi foli në një konferencë për mediat ditën e djeshme për djegien e mandateve nga opozita, u pa mjaft i afërt me Majlinda Bregun.

Bregu mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Ata të dy u filmuan duke u përqafuar dhe duke folur fjalë në vesh dhe duke qeshur pafund me njeri-tjetrin.

Por më pas Elinda Sulejmani, e cila dikur ka qenë gazetare dhe dy vitet e fundit ka punuar në Kuvendin e Shqipërisë ka publikuar një foto, ku shfaqet në një takim kokë më kokë me Fleckenstein.

Krahas kësaj fotoje ajo ka shkruar:

E dini që dhe unë pata një takim kokë më kokë me eurodeputetin Knut Fleckenstein. Pata të drejtën e një interviste miqësore.”

Ditën e djeshme qarkulluan zëra se Knut Fleckenstein ia kishte rr.ëmbyer zemrën një vajzë nga Shqipëria, natyrshëm lind pyetja a është kjo vajza?

Kjo gjë ngelet për t’u vërtetuar nga koha.