/E fundit/ Nisi lufta? Moska kërcënoi raketat amerikane, Trump merr vendimin drastik: Bëhu gati Rusi!

E fundit/ Nisi lufta? Moska kërcënoi raketat amerikane, Trump merr vendimin drastik: Bëhu gati Rusi!

Donald Trump ka reaguar ashpër me një postim në rrjetet sociale pas deklaratës dhe kërcënimit rus se do të rrëzojnë raketat e Shteteve të Bashkuara te Amerikes, ne nje sulm te mundshem ne Siri dhe do te hakmerret kundër cdo vendi nga i cili do te nisen raketat. Deklaraten e forte e ka bere ambasadori i Rusisë në Liban.

Por Trump e paralajmëron Rusinë që të “bëhet gati”.

“Rusia zotohet për të qëlluar çfarëdo dhe të gjitha raketat që godasin në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe “të zgjuara”! Ju nuk duhet të jeni partnerë me kafshe që vret popullin e tij dhe gëzon për këtë!”, shkruan Trump.

Postimi në Twitter duket të jetë një njoftim jozyrtar i “vendimeve të mëdha” që Trump tha Uashingtoni së shpejti do të bënte të ditura lidhur me sulmin e dyshuar kimik në Siri.
Derklarata vjen pasi Rusia u zotua për të qëlluar mbi çfarëdo rakete amerikane që synon të godasë Sirinë.

“Nëse ka një sulm amerikan, atëherë ne … do të rrëzojmë raketat dhe do të targetojmë pozicionet nga ku ata u nisën”, tha të mërkurën Alexander Zasypkin, i dërguari rus në Bejrut.
“Në ditët e fundit, ne kemi parë një përshkallëzim drejt një krize të rëndësishme”, tha ai.