E frikshme/Vajzat shqiptare nga Shkodra dhe Lezha “shiten” për t’u martuar në zonat e thella të Serbisë


Një hulumtim në Serbi e që sjell realitetin e vajzave nga Shqipëria te martuara vitet e fundit në këtë vend.

Gjithçka e xhiruar përmes pajisjeve të posaçme e vështirësive të shumta.

Gazetari Marin Mema zbret në Serbi për të sjellë një investigim mbi vajzat nga Shqipëria që janë martuar e po martohen në këtë vend.

Si jetojnë ato sot? Cilat janë shumat e majme që marrin ndërmjetësit? A janë këto lidhje fryt i ndjenjave apo diçka tjetër?

Vajzat rrëfejnë se si pranuan të martohen në këto zona të thella të Serbisë.

Sipas banorëve vajzat serbe nuk pranojnë të martohen aty pasi janë shumë larg dhe preferojnë qytetin.