/Dy gola në 2 ndeshje, futbollisti shqiptar dhuron spektakël në Greqi

Dy gola në 2 ndeshje, futbollisti shqiptar dhuron spektakël në Greqi

Mesfushori shqiptar, Fatjon Andoni, vazhdon të shkëlqejë në Greke. 27-vjeçari, i cili aktivizohet në radhët e AEL Larisës ka gjetur golin e dytë radhazi, pas atij të shënuar në Kupë ndaj Asteras Tripolis.

Vetëm 6 minuta i kanë mjaftuar shqiptarit në sfidën e sotme ndaj Smyrnis e vlefshme për Superligën greke, për të kaluar në avantazh ekipin e tij.

Me performancën e tij të shkëlqyer, futbollisti shqiptar konfirmohet gjithmonë e më shumë si lider te skuadra nga Larisa që lu fton për të siguruar mbijetesën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0.