/Dy glshtat e humbur të Inës, të tregojnë ty!

Dy glshtat e humbur të Inës, të tregojnë ty!

Ina, një vajzë e re police, u pIagos rëndë sot gjatë protestës së dhu.nshme. Janë plot 13 kolegë të Inës, punonjës policie, të cilët duke bërë detyrën ranë pre e konfIiktit politik që është rindezur për çështjen e Unazës së Madhe.

Por pamjet nga përkulja e saj në dhimbje prej kapsoIIave të hedhura, që i këputën dy glshta të dorës, ishin të vështira për t’i çuar deri në fund!

Sigurisht, në këtë protestë ata që digjen, pIagosen janë punonjësit e rendit dhe një protestë që prek policinë, ata që na mbrojnë ne, jetën tonë, nuk është më e tillë por një marrëzi, e cila sot u shpërfaq në formën e saj më të plotë.

Ka më shumë se 3 javë që banorët e Unazës së Madhe kundërshtojnë skemën e kompensimit nga qeveria për shtëpitë e tyre të ndërtuara në kohën kur zullumi i “pa lejes” justifikohej si leja për të ndërtuar një jetë më të mirë.

Pak kush sot e llogarit se çfarë dëmi kolosal i është bërë këtij vendi, ish-pronarëve, pronarëve të rinj dhe atyre që do të vijnë, nga rripëzimi i pronës në Shqipëri.

Po këtë rrip, i cili sot pret të lirohet për t’u bërë Rrugë Kombëtare, vizatoi Lulzim Basha si kryetar bashkie. Por, tani si kryetar i partisë së vet, po e përdor vizatimin (Unazën e Madhe) si rrip sigurie për luhatjet e tij opozitare. Që të jem më e qartë:

Lulzim Basha sot po lan duart nga gj.aku i Inës si Ponc Pilati. Ndërkohë që planifikon llogaritë sa do ta rritë kjo ngjarje çmimin e pazarit të tij të radhës me Edi Ramën.

Sa për banorët, si ata, e ardhur në Tiranë jam dhe unë, dhe ajo që më bëri të jem pak solidare me ta sot, ishin kapsoIIat ndaj Inës dhe kolegëve të saj!

Më dhimbsen dhe ata, më vjen keq që në përpjekje për të vënë vetullat po rrez.ikojnë të nxjerrin sytë. Dhe sa keq më vjen që hallin nuk ua zgjidh dot Lulzim Basha, sepse siç thotë populli: Rigoni nuk bëhet lis!