/Dubai me fushë nënujore të tenisit? (FOTO)

Dubai me fushë nënujore të tenisit? (FOTO)

Arkitekt polak Krzysztof Kotala, e ka një projekt shumë ambicioz, atë të një fushe tenisi nënujore.
Ky kompleks i tenisit do të ndërtohet mes Burj Al Arab dhe ishujve Palm Jumeirah.

Audienca do të ketë shumë mënyra se si të kënaqet aty, të shikoj një lojë tenisi, apo edhe të shikoj jetën nënujore të gjallesave, transmeton lajmi.net.

Duhet të ceket që për momentin projekti është vetëm një koncept që ka nevojë për investitorë.

Gjetja e mjeteve monetare nuk do të jetë e lehtë, mirëpo sheikëve nuk i dihet.

Buletini.net i sjell për ju disa fotografi të këtij koncepti.