Dua Lipa dhe Bebe Rexha kërcejnë valle shqiptare në mes të Spanjës


Bebe Rexha dhe Dua Lipa gjithmonë kanë treguar me krenari se janë shqiptare. Dhe yjet e muzikës nuk hezitojnë që ta tregojnë në çdo moment.

Pas eventit të MTV EMAs këngëtaret janë bashkuar në një festë së bashku në dhomën e hotelit të Bebes dhe nuk kanë munguar këngët shqiptare.

Dua dhe Bebe kanë kërcyer valle shqiptare në mes të Spanjës. Mes tyre ishin motra dhe vëllai i Duas, Rina e Dukagjin, si edhe të huaj, që po trajnoheshin nga këngëtaret sesi të kërcenin.

“Pjesa më e bukur e mbrëmjes së kaluar ishte të bëja miq të rinj dhe të këceja valle në dhomën time të hotelit,”-shkuan Bebe në videon e postuar në Instagram.

https://www.facebook.com/cudirangapolitika/videos/2230730463870165/